Të zhytur në borxhe! OST dhe OSHEE lëshojnë dorën me borxhet, miratohet tjetër kredi për energjinë, në 2 muaj merren 100 mln euro

Në harkun kohor të 2 muajve qeveria ka marrë 2 kredi nga 50 mln euro, që do të shkojnë për sektorin elektroenergjetik në vend. Kredia e parë u miratua në muajin mars e do merret nga Kf. gjermane, ndërkohë që në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua marrëveshja e huasë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, teksa vlera e borxhit është po 50 mln euro.

Huatë do të përdoren për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” – faza II. Ndërsa vitin e kaluar, nga Agjencia Franceze për Zhvillim u morën hua edhe 50 mln euro për të njëjtin qëllim.

NOA

Detajet për kredinë e re nuk janë publikuar ende, ndërkohë që ajo e vitit të kaluar u mor për konsolidimin e ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, funksionimin e Bursës së Energjisë dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues të energjisë. Por, paralelisht me këto 3 hua, në harkun kohor të 16 muajve janë marrë edhe 191.5 mln euro borxh për sektorin elektroenergjetik, duke i çuar vlerën totale në 341.5 mln euro.

Më konkretisht, në fund të vitit 2021, ishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që mori një hua prej 70 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për reagimin ndaj krizës së shkaktur nga COVID-19.

Gjithashtu, OSHEE mori edhe 4 kredi për financimin e kapitalit punues, në kuadër të nevojave për import të energjisë, nga bankat e nivelit të dytë. Shuma totale këtyre kredive arrin në 81.5 mln euro. Po ashtu, një marrëveshje kredie prej 40 mln euro, për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja u mor nga KfË-ja gjermane, teksa paralelisht u mirataun edhe 2 marrëveshje granti prej 10.35 mln euro që gjithashtu shkojnë për të njëjtin projekt.