Vrasja e biznesmenit në Himarë, autorit i gjendet në makinë edhe një pistoletë

395
Sigal

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim tjetër lidhur me ngjarjen e rëndë në Himarë ku mbeti i vrarë biznesmeni Niko Goro. Thuhet se krahas kallashnikovit me të cilin u krye krimi, në makinën e autorit Kliti Leka është gjetur edhe një pistoletë.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.