Te vertetat e grabitjes se qytetareve me Kursin e Kembimit tek Rruga e Kombit!

63
Sigal

Nga Petrit Vasili

Te vertetat e grabitjes se qytetareve me Kursin e Kembimit tek Rruga e Kombit!
Grabitja e qytetareve me Kursin e Kembimit per pagesen e Takses se Rruges se Kombit eshte fakt.
Vetem te Rruga e Kombit likujdimi ne lek behet edhe sot e kesaj dite me kursin 132 lek per euro si ne asnje vend tjeter te globit.
Cilat jane te vertetat e hidhura:
Kursi 132 leke per euro nuk ka ekzistuar asnje dite te vetme, qe kur Koncesioni ka filluar zbatimin ne tetor 2018, kur edhe atehere kursi ka qene 125 lek sipas Bankes se Shqiperise.
Kontrata e Koncesionit ne piken 11.4.4A detyron qarte qe per levizje te kursit mbi 5% te behen ndryshimet perkatese, deri edhe tre here ne vit, ne bashkepunim mes Koncesionarit dhe Ministrise.
Asnje rishikim i kursit nuk ka ndodhur ne thuajse 4 vjet, kur mesatarja e disa viteve nuk kalon 122 lek per euro dhe qindra milion leke jane pervehtesuar padrejtesisht ne kurriz te qytetareve dhe bisneseve.
Pergjegjesia bie e gjitha mbi Koncesionarin (Salillari dhe Kastrati) dhe Ministrine e Trasporteve per mosveprimin e qellimshem.
Sot cdo autoveture paguan rreth 60 leke te reja me shume, cdo kamion i vogel 135 leke me shume dhe cdo kamion i madh 271 leke me shume vetem ne nje kalim.
Kjo padrejtesi kaq flagrante duhet te shkoje ne vend.
Do t’ju kerkoj te gjithe institucioneve te drejtesise dhe KLSH te veprojne dhe te zbatojne ligjin per pergjegjesit e kesaj grabitjeje te qytetareve.
P.S Shihni kuponin e majit 2019, kontraten piken 11.4.4A, Kursin Zyrtar te Bankes se Shqiperise dhe do te kuptoni gjithshka.