Tatimet: Përfituesit e pagës së luftës të hapin llogari bankare

64

Tatimet u kanë kërkuar përfituesve të pagës minimale (të luftës) të kenë llogari bankare.

Në njoftimin e tatimeve thuhet:

Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë,ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”

-DPT ju bën me dije se të gjithë perfituresit janë të lutur qe për hapjen e një llogarie bankare mund ti referohen TË GJITHË BANKAVE TË NIVELIT TË DYTË për ofrimin e këtij shërbimi.

-Sqarojmë të gjithë qytetarët se bankat operojnë brënda orarit zyrtar të vendosur nga Qeveria Shqiptare.