Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Meta njofton mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

173
Sigal

Presidenti Ilir Meta mbledh sot pasdite Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi pushtimin rus në Ukrainë.

Lajmin e bëri me dije në një postim në Twiiter zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30.”

Sulmi rus në Ukrainë filloi menjëherë pasi presidenti Vladimir Putin, njoftoi në televizion atë që ai e përshkroi si një “operacion special ushtarak”, të cilin ukrainas thonë se është një pushtim në shkallë të plotë të vendit të tyre, i dyti më i madhi në Evropë.