Lajme të mira nga Italia/ Regjistrohen 2563 të shëruar në 24 orët e fundit

353
Sigal

Mbrojtja Civile Italiane ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket Koronavirusit dhe nuk mungojnë lajmet shpresëdhënëse.

Pavarësisht 3493 rasteve të reja dhe 575 vdekjeve (50 më shumë se dje), dy faktorë të tjerë janë me të vërtetë shumë të rëndësishëm.

Vetëm në 24 orët e fundit janë liruar 1107 shtretër nëpër spitale, ndërsa 124 pacientë kanë lënë terapinë intensive. Shënon boom numri i të shëruarve: 2563 vetëm në një ditë.

Rekord sa i përket edhe tamponëve, ploz 65700 në 24 orë.

Sa i përket shifrave të përgjithshme, me numrat e sotëm Italia regjistron 22.745 viktima nga COVID-19, ndërsa numri total i të prekurve arrin në 172,434, duke e bërë Italinë vendin e tretë më të goditur në botë pas SHBA-ve dhe Spanjës.