Sulmet kibernetike: KQZ “e frikësuar” për votimin elektronik pranon se i kushtoi pak vëmendje sulmeve

28
Sigal

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi tha se mbetet ende një vështirësi mbrojtja nga sulmet kibernetike.  Reagimi i tij erdhi gjatë një konference që u mbajt të martën në Tiranë lidhur me sistemit e digjitalizimit në zgjedhje. Edhe partnerët e huaj theksuan se asnjë institucion në rajon nuk është totalisht i mbrojtur nga sulmet kibernetike.Teksa projekti pilot i votimit elektronik u cilësua i suksesshëm nga Kryekomisioneri Celibashi, gabimi i vetëm sipas tij, ishte se nuk i kushtuan vëmendjen e duhur sulmeve të mundshme kibernetike. Kreu i KQZ-së tha se përdorimi i teknologjisë ishte një lloj lehtësie gjatë procesit të zgjedhjeve. “Përdorimi i IT-së sa më shumë të jetë e mundur do të jetë e mirë por në fillim të diskutimeve dhe mundimin për të krijuar procese elektronike sa më shumë të jetë e mundur i kushtuam pak vëmendje dhe sulmeve kibernetike duke u nisur dhe nga fakti se institucioneve të tjera kanë rënë pre e këtyre sulmeve.” – tha Ilirian Celibashi. Ndërsa zyrtari i punëve të brendshme të Bashkimit Evropian Aleksandër Rumanovic, teksa dha porositë e tij u shpreh se asnjë institucion nuk është 100% i sigurt kur bëhet fjalë për sulmet kibernetik. “Kërcënimet e sulmeve kibernetike janë një risk që duhet të merret me seriozitet jo vetëm sa I përket proceseve elektorale. Kemi dëgjuar më parë që janë sulmuar platformat e partive gjatë fushatave si mediat sociale, platformat online etj. Asnjë sistem nuk është 100% i mbrojtur nga sulmet. Nga ana e BE besoj se kemi reaguar në kohë sa I përket sulmeve në këtë rajon dhe shpresojmë të realizojmë projekte të cilat do të rrisin kapacitetet e teknologjisë në të gjithë institucionet e rajonit të Ballkanit.” – tha Rumanovic Sa i përket Shqipërisë, votimi elektronik u zhvillua në bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan. Ndërkohë në të gjitha qendrat e votimit procesi i identifikimit të votuesve u krye në mënyrë digjitale.

KQZ cakton datën se kur do të mbahen zgjedhjet në Rrogozhinë

KQZ ka vendosur që zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik 2023. Gjatë seancës që u mbajt pasditen e së martës Celibashi tha: “Vendosim zhvillimin e zgjedhjeve të përsëritura për Bashkinë e Rrogozhinës në datën 23 korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. Ky vendim, u mor pas caktimit për mbajtje të mbledhjes së KQZ të ardhur menjëherë pas përfundimit të procesit të apelimit nga partitë politike në lidhje me parregullsitë e pretenduara për zgjedhjet e 14 Majit.