Sherr pranë shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës, plagosen dy persona

114
Sigal

Sherr me thika pranë shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’, në lagjen numër 3 në qytetin bregdetar.

Raportohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur dy persona, me inicialet B.G dhe XH.M. Fillimisht dy personat janë konfliktuar me fjalën e më pas degradoi me përdorimin e mjeteve prerëse. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.