Sulmet kibernetike/ Gjykata vendos “detyrim paraqitje” për pesë punonjësit e IT

136
Sigal

Gjykata e Tiranë nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie për pesë punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike (DAP), por ka vendosur detyrim paraqitje lidhur me hetimin për sulmet kibernetike në Shqipëri.

Ky është vetëm një hap i parë i ndjekur nga prokuroria e Tiranës në lidhje me sulmet kibernetike. Më herët prokuroria ka kërkuar informacion në 18 shtete. Duke qenë se bëhet fjalë për hakera iranianë, i gjithë hetimi është lokalizuar në administratën në Shqipëri.

Dy sulmet ndodhën fillimisht ndaj sistemeve qeveritare onlinë dhe më pas ndaj sistemit TIMS të policisë.