Aksident në punë, plagoset rëndë punëtori shqiptar

532
Sigal

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në mëngjes në një kantier ndërtimi midis Castel Giorgio e Orvietos, në provincën e Ternit në Itali.

I plagosur rëndë ka mbetur një punëtor shqiptar, i transportuar me urgjencë me helikopter në spitalin e Perugias.

Aktualisht po kryhen hetime për zbardhjen e aksidentit.