Digjet transformatori, rreth 4 mijë banorë në Memaliaj prej 24 orësh pa energji elektrike

101
Sigal

Banorët e njësive administrative Buz e Luftinnje të bashkisë së Memaliajt janë pa energji elektrike në shtëpitë e tyre prej gati 24 orë.

Mësohet se gati 4 000 mijë banorë kanë mbetur pa energji, ndërsa shkak mësohet se është bërë djegia e një transformatori në fshatin Kashisht.

Gjithashtu probleme janë shfaqur edhe në njësinë administrative Cepo, bashkia Gjirokatës. Prej gjashtë orësh banorët ndodhen në errësirë totale. Sakaq punonjësit e OSHEE thuhet se ndodhen në terren për të rregulluar defektin.