BE “ndëshkon” Rusinë, ndalon naftën dhe nënproduktet e saj në Europë

103
Sigal

Bashkimi Europian vendosi embargo për naftën ruse dhe nënproduktet e saj, në një sfidë për të reduktuar varësinë energjitike nga Moska.

Ky ndalim vjen pasi vendet anëtare të G7-ës vendosën më herët një çmim tavan me të cilin do i blinin karburantet e Rusisë.

Këto vendime merren pas nisjes së agresionit të Rusisë në Ukrainë, për të reduktuar fitimet që financojnë buxhetin dhe luftën e Moskës, pasi nafta është çelësi për ekonominë ruse të luftës, sepse përdoret për të vënë në punë makinat, kamionët që transportojnë mallra, pajisjet bujqësore dhe makineritë e fabrikës.

Por qëllimi është të lejohet që nafta ruse të vazhdojë “të rrjedhë” në vende të tilla si Kina dhe India, në mënyrë që të shmanget një rritje e papritur e çmimeve, që do të dëmtonte konsumatorët në mbarë botën.

Kujtojmë se çmimet e naftës janë rritur në mbarë botën, duke bërë që të ketë një rritje të përgjithshme të inflacionit në mbarë botën.

Rusia mundësonte 10% të nevojave totale të Evropës për naftë.