“Po bëjmë gjithçka që mos të përsëritet tragjedia e 1986”, Zelensky: Forcat ruse po synojnë të kapin ish-centralin bërthamor në Çernobil

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në Twitter se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Çernobilin [Centralin Bërthamor]. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Twitter.

Sigal

“Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelensky, duke postuar në Twitter se një sulm rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.

“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Çernobil”, shkroi ministria në Twitter. “Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili mund të ndodhë sërish në vitin 2022”.