Përdhosi bustin e Skënderbeut, i thyhet hunda autorit

622
Jeton Vërbani, i riu i cili një vit më parë postoi një video teksa godiste bustin e Skëndërbeut është keq. Atij i është thyer hunda. Nuk dihet nëse e ka rrahur dikush apo i ka ndodhur ndonjë incident, transmeton Express.
Ata që e përdhosën bustin e Skënderbeut në Kaçanik janë anëtarë të shoqatës “Rinia Islam- Kaçanik”, një shoqatë e dalë nga shoqata tjetër “Parimi”, e që për drejtor (emir në organizimin e tyre) e ka xhihadistin Lavdrim Muhaxheri e për zëvendës-emri Ilir Berishën, i arrestuar javën që shkoi për terrorizëm.
Arben Berisha e Jeton Vërbani i nga Kaçaniku u bënë të famshëm një vit me parë më anë të një videoje në youtube, ku Arbeni godiste bustin e Skënderbeut në Kaçanik, kurse Jetoni ishte “kameramani” i tij.
Express merr vesh se ata sot i ka shoqëruar Policia e Kosovës, institucion ky që për Express e ka konfirmuar nisjen e hetimeve në këtë rast.
Express ka mësuar se të dy, Arben Berisha e Jeton Vërbani i takojnë shoqatës “Rinia Islam- Kaçanik”,e që për drejtor (emir në organizimin e tyre) e ka xhihadistin Lavdrim Muhaxheri e për zëvendës-emri Ilir Berishën, i arrestuar javën që shkoi për terrorizëm, bashkë dhe me tre persona të tjerë.
Express ka raportuar kohë më parë për Kaçanikun, si një vatër e xhihadistëve.
Javës që shkoi atje u zhvillua një aksion policor për kapjen e të dyshuarve për terrorizëm- dhe rezultoi me arrestimin e dy personave nga Kaçaniku, e dy nga Hani i Lezit, të dyja qyteza nën ndikimin e hoxhallarëve ekstremist të Maqedonisë
Dy personat që sot janë shoqëruar nga policia për përdhosjen e bustit të Skënderbeut, sikurse personat që javën që shkoi u arrestuan për terrorizëm, janë njerëz që janë parë shpesh në aktivitete e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), dega në Kaçanik që drejtohet nga Florim Neziraj.
Gazeta Express ka publikuar fakte që e lidhin fort BIK’un, që drejtohet nga Naim Tërnava, me organizata të dyshimta. Gazeta ka shkruar për ndërtimin e xhamive të BIK’ut nga “Al-Waqfu El-Islami”, një organizatë që e ka financuar në të kaluarën organizatën terroriste Al-Kaida.
Sigal