Pas takimit me Hahn – Zaev: I gatshëm të bisedoj me partitë shqiptare, por ka disa vija të kuqe!

533
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komisionerin Johanes Hahn deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me partitë shqiptare, por se ekziston disa vija të kuqe. 
“Fjala është fjalë. Qoftë edhe verbalisht, apo me shkrim. Do t’ia japim materialet BDI, do të bëjmë gjithçka për të përfunduar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar qeverinë. Por, dua të kujtoj se kur negocionte me VMRO-DPMNE, ai Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim”, tha Zaev pas takimit me komisionerin e BE-së Johanes Hahn në Parlament.
Zaev tha se ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi të ketë marrë mandatin, por theksoi se ka disa vija të kuqe. 
Sigal