Studimi i ri tregon sa mish duhet të konsumojmë, për të shpëtuar planetin

102
Sigal

Raporti i krizës klimatike thotë “ne nuk po fitojmë në asnjë sektor”; ekspertët bëjnë thirrje për veprim urgjent për lëndët djegëse fosile.

Konsumi i mishit duhet të reduktohet në ekuivalentin e rreth dy hamburgerëve në javë. The State of Climate Action 2022 shqyrtoi progresin global të 40 treguesve që do të ishin kyç për përgjysmimin e emetimeve globale të gazeve serrë deri në vitin 2030, në përputhje me qëllimin për të kufizuar rritjen e temperaturës.

Treguesit më shqetësues ishin përdorimi i gazit, i cili po rritet me shpejtësi në një kohë kur duhet reduktuar në favor të energjisë së rinovueshme; prodhimi i çelikut; udhëtimet e kryera me makina; shkalla e dëmtimit të pyjeve; dhe emetimet nga bujqësia.

“Ne po shohim përparime të rëndësishme në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por ende nuk po fitojmë në asnjë sektor,” tha Ani Dasgupta, drejtori ekzekutiv i Institutit të Burimeve Botërore, një nga organizatat përgjegjëse për raportin.

Raporti arriti në përfundimin se nevojiteshin investime shumë më të mëdha për të zhvendosur ekonominë globale drejt një qasjeje me më pak karbon: do të nevojiteshin rreth 460 miliardë dollarë në vit për dekadën e ardhshme në fonde shtesë.