Studentët e mjekësisë u rikthehen protestave, ja data kur do të nisin

38
Sigal

Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë njoftuar se do t’u rikthehen sërish protestave më 2 tetor, datë kur do të nisë edhe viti i ri akdemik.

Më herët ata janë shprehur se do të bojkotojnë vitin akademik nëse ligji i cili do i vëri ata para një marrëveshje, nuk do të rrëzohet.

Sipas projektligjit, studentët e Mjekësisë të cilët regjistrohen këtë vit, pas përfundimit të studimeve janë të detyruar që të punojnë në vend për 5 vite në mënyrë që të marrin diplomën.

Sipas qeverisë, kjo bëhet për të frenuar largimin nga Shqipëria të mjekëve të rinj, por ky vendim duket se nuk do të pranohet nga studentët, të cilët do të vijojnë protestat edhe në nisje të vitit akademik.