“Sterilizimet”/ Ja akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin Ilir Beqaj, dyshohet se ka përfituar edhe nga fondet e BE dhe…

18
Sigal

Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i është komunikuar sot akuza zyrtare nga SPAK, “Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.

Beqaj akuzohet se nuk ka parandaluar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrin Klodian Rrjepaj.

Ish-ministri ka udhëtuar me bosët e koncesionit dhe u ka vënë në dispozicion automjete zyrtare.

Sipas gazetares, Beqaj nuk ka marrë gjithashtu masa për të vënë në punë qendrën moderne të sterilizimt në QSUT.

Ndërkohë kjo nuk është e vetmja çështje ndaj ish-ministrit. SPAK ka nisur një çështje të re, pasi dyshohet se si drejtues i ASPAC ka përfituar nga fondet e BE dhe lidhje klienteliste me kompanitë farmaceutike.