Kërcënënohet me jetë Sokol Novaku, shefi i krimeve në Komisaritin e Policisë së Gramshit. Sipas burimeve nga policia, mësohet se në celularin e Novakut ka në mbërritur një SMS kërcënuese.
Në mesazhin e dërguar ndër të tjera shkruhej: “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume.”
Navaku rreth 10 ditë më parë u transferua si shef krimesh në komisariatin e policisë në Gramsh.
Novaku më parë ka mbajtur detyrën e shefit të sektorit të lëndëve narkotike në Elbasan, ndërsa më herët ka qenë edhe shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë.
Në drejtorinë e Policisë Elbasan Novaku u emërua shef i sektorit të narkotikëve ku qëndroi për 4 muaj.
Vetëm dy ditë më parë, Novaku ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë.