Stani me kanabis, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit

14
Sigal

Gjykata e Lezhës ka vendosur masës e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit si kultivues të bimëve narkotike disa ditë me pare në Kashnjet të Lezhës.

Shtetasit me iniciale A.N., dhe E. Sh., dolën sot para gjykatës rreth orës 10:00, ndërsa ka filluar senaca për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, i akuzuar si bashkëpunëtor me dy të tjerët.

Tre personat u arrestuan pas një operacioni antidroge në zonën e Kashnjetit në Lezhë.

Policia tha se sekuestroi 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.