Foto/ Shqipëria bën gati godinat ku do të strehohen afganët

228
Sigal

Në Shqipëri do të strehohen përkohësisht një grup afganësh, të cilët janë larguar nga vendi i tyre, prej frikës së hakmarrjes nga talebanët.
Ende nuk dihet numri i saktë i afganëve që do të mbërrijnë në vendin tonë, por autoritetet po përgatisin godinat ku ata do të qëndrojnë në qytetin Studenti.

Afganët do të strehohen deri në përfundimin e procedurave, për largimin drejt SHBA-ve.

Bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të amerikanëve dhe familjarët e tyre.

Më poshtë, foto nga godinat ku do të strehohen afganët.