Batërdia në Doganat: Rritet stoku i borxhit me 466 miliardë lekë, lulëzimi i kontrabandës nuk ndëshkohet me gjoba

57

“KLSH konstaton se Drejtoria e Doganave e ka fshehur këtë borxh 466 miliardë, duke thelluar kështu skandalin dhe duke rritur riskun në buxhetin e shtetit. Borxhi konkret është 30 milionë lekë më shumë nga se ka raportuar.”

Sigal

Misioni i Administratës Doganore Shqiptare është të ruajë interesat financiarë dhe ekonomikë të Shqipërisë, por mesa duket sipas auditimit kemi një sëre shkeljesh duke nisur nga rritja e stokut të borxhit. Për audituesit e KLSH-së, përgjegjësi kryesor është Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, i cili nuk ka marrë masat e duhura për të organizuar punën dhe për të vendosur në efektivitet drejtorët, përgjegjësit e sektorit dhe specialistë të tjerë të mbledhjes së borxhit, si edhe të përllogaritjes së aksizës për subjekte të ndryshme.

Nga auditimi konstatohet se për vitin 2022 të ardhurat doganore janë realizuar në masën 101% kundrejt planit të të ardhurave të rishikuar me Aktin Normativ nr. 12, datë 29.07.2022, (me një tejkalim në shumën 1,080 milion lekë.

Titullari i DPD, nëpërmjet Drejtorisë së Planifikimit dhe Analizës të të ardhurave, të marrë masat për analizimin e faktorëve, që kanë ndikuar në mos realizimin e planit të të ardhurave doganore sipas zërave, referuar degëve kryesisht nga rritja e importeve dhe rritja e të ardhurave për njësi, për të cilat ka ndikuar rritja e çmimit të importit të këtyre artikujve.

Megjithatë, konstatohet se pavarësisht këtij niveli realizimi për total të ardhurat doganore sipas llojit në të gjitha zërat e tjerë me përjashtim të TVSH-së në import, rezultojnë me mos realizim, ndikuar kryesisht nga niveli i realizimit të të ardhurave nga akciza, renta minerare dhe taksa doganore.

“58 milionë lekë humbje për të mbuluar shkelësit/Në raportin e fundit, KLSH shprehet se borxhi rritet për shkak se në raste shkeljesh, drejtoria e Hetimeve tek Doganat nuk aplikon masat ligjore ndaj abuzuesve, por vendos ndaj tyre masa më të lehta. Një mënyrë kjo për të favorizuar biznesmenët miq që kalojnë mallra në doganë pa paguar taksat. Gjithashtu, ka rezultuar se në 75 raste të evidentuara si kontrabandë.”

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD), në fund të vitit 2022, rezulton një nivel borxhi doganor në shumën 46,690,911 mijë lekë, e përfaqësuar nga 4,858 raste, i cili rezulton gjithmonë në rritje, ku për vitin 2022 ka pësuar një rritje prej 979,324 mijë lekë, ose me 2,14%. Nga auditimi konstatohet një diferencë në borxhin doganor prej 3,101 mijë lekë më shumë se borxhi i raportuar nga ana e Drejtorisë së Planifikimit dhe Analizës së të ardhurave, si rezultat i raportimit të gabuar nga ana e Degës Doganore Rinas.

Gjithashtu transferimi i përgjegjësive për vjeljen e detyrimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave drejt Degëve Doganore, ku në pjesën më të madhe të Degëve Doganore ka vetëm një punonjës përgjegjës për arkëtimin e detyrimeve, si dhe nisur nga fakti që ekziston një numër i lartë rastesh dhe rritje e stokut të borxhit, veprimtaria e ndjekjes së detyrimeve është jo efektive, fakt që evidentohet nga viti në vit me rritjen e stokut të borxhit.

Nga ana e DPD-së të analizohet me kujdes situata e krijuar përsa i përket rritjes së borxhit doganor në mënyrë të përvitshme, duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse; të plotësohet struktura organike për këtë qëllim; të rritet niveli i bashkëpunimit me DPT; si dhe të ndiqen të gjitha procedurat ligjore me qëllim rekuperimin e borxhit doganor në shumën prej 46,690,911 mijë lekë, duke parandaluar rritjen e mëtejshme të borxhit, duke rritur monitorimin edhe ndaj zyrave përmbarimore.

Nga auditimi kontatohet se VKM nr. 355 datë 26.05.2022, nuk është zbatuar brenda afatit të parashikuar, për shkak të vonesave në vendimmarrjen e Komisionit të Ristrukturimit. Kështu, deri në fund të vitit 2022 janë marrë vetëm 2 vendime për transferimin e përhershëm të punonjësve me status nëpunësi civil duke mosrealizuar procesin e ristrukturimit në nivel sistemi.

Përsa i përket vendimmarrjes së komisionit për punonjësit jashtë shërbimit civil, është marrë vetëm 1 vendim për largimin e 15 punonjësve si rezultat i ristrukturimi.

Duke qenë se ristrukturimi ka patur vonesa, nuk është bërë inicimi i procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendeve vakante pranë DPD.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Departamenti i Administratës Publike dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të marrin masat për kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme për plotësimin e vendeve të punës sipas strukturës organizative të DPD të miratuar me

“Megjithatë, konstatohet se pavarësisht këtij niveli realizimi për total të ardhurat doganore sipas llojit në të gjitha zërat e tjerë me përjashtim të TVSH-së në import, rezultojnë me mos realizim, ndikuar kryesisht nga niveli i realizimit të të ardhurave nga akciza, renta minerare dhe taksa doganore.”

VKM-në nr. 355 datë 26.05.2022, në kuadër të mbarëvajtjes së punës, rritjen e performancës së punonjësve publik, si dhe me qëllim shmangien e praktikave të transferimeve të punonjësve në pozicione të tjera, transferimeve të përkohshme të punonjësve kanë vijuar deri në pritje të përfundimit të procesit të ristrukturimit.

Për shkak të numrit të lartë të vakancave në administratën doganore, mos zbatimi në afat i efekteve të VKM-së, pavarësisht se nuk rezulton në efekte financiare, nxjerr në pah mangësitë, që ekzistojnë në drejtim të garantimit të performancës optimale në punë, përsa kohë detyrat realizohen nga një personel më i ulët nga sa i parashikuar; apo në drejtim të një organike të planifikuar në nivele më të larta nga sa janë nevojat reale të DPD, përsa kohë objektivat institucionale raportohen të realizuar pavarësisht vakancave.

Në ndjekjen e proceseve gjyqësore me objekt pavlefshmërinë e rivlerësimit doganor në gjykimin në shkallë të parë, Sektori i Ankimimeve i Drejtorisë Juridike në DPD nuk ka paraqitur argumentet e mjaftueshme mbështetur në prova për metodën e vlerësimit të zbatuar, bazueshmërinë në ligj të formularëve të rivlerësimit doganor të nxjerra pa kërkesën e paditësve, plotësimin e kushteve në mospranim të vlerës së transaksionit dhe arsyetimin e mungesës së zbatimit të metodave dytësore të vlerësimit doganor, me pasoja në argumentimin kundërshtues të plotë të provave të sjellë në gjykim nga palët paditëse.

– Gjithashtu, konstatohet se Sektori i Ankimimeve ka shfaqur dobësi në veprimtarinë e tij për të ndjekur praktikat përmbarimore për ecurinë në ekzekutimin e vendimeve, pasi nuk ka kërkuar informacione në mënyrë të vazhdueshme për ecurinë e ekzekutimit të tyre, dhe nuk ka ushtruar kontrollin e dosjeve përmbarimorë mbi zbatimin e kontratave nga përmbaruesit gjyqësor.

Sektori i Ankimimeve i Drejtorisë Juridike në DPD të marrë të gjitha masat për të siguruar argumentimin dhe provat e nevojshme në proceset gjyqësore, për bazueshmërinë në ligj dhe në fakte të veprimeve të kryera prej autoriteteve doganore në rastin e rivlerësimit doganor.

Gjithashtu, të kryejë një analizë të të gjitha dosjeve përmbarimore për të arritur në konkluzione mbi ecurinë e tyre, si dhe të ndjekë në vijimësi praktikat përmbarimore duke marrë informacione të vazhdueshme për ekzekutimin e vendimeve nga përmbaruesit gjyqësor.

Nga auditimi konstatohet se Sektori i Legjislacionit nuk ka përgatitur një akt administrativ për mënyrën e trajtimit të shkeljeve doganore, me qëllim që të ketë uniformitet në trajtimin, klasifikimin dhe vendosjen e sanksioneve përkatëse, sipas përcaktimeve në nenet 737 dhe 739 të

VKM nr. 651, datë 10.11.2017 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, si dhe nenet 50, 54, 64 dhe 82 të Rregullores së Brendshme “Mbi organizimin dhe funksionimin e DPD”.

Sektori i Legjislacionit të hartojë dhe më pas të miratohet nga Titullari i institucionit një akt administrativ për zbatimin e dispozitave mbi shkeljet doganore, si dhe të përfshijë në planin vjetor aktet që do të konsultohen me publikun, periudhën dhe mënyrën e konsultimit, informacion shpjegues për objektin dhe qëllimin e projekt aktit përkatës.

Gjithashtu, Sektori i Legjislacionit nuk ka kryer konsultimin publik në hartimin e akteve dhe dhënien e mendimeve juridike për to, si një aspekt i rëndësishëm i mirëqeverisjes, pasi janë 2 Projekt/ urdhra/ udhëzime dhe rregullore dhe 2 Projektvendime, të cilat janë iniciuar/hartuar ose DPD ka qenë pjesmarrëse, për të cilat ka munguar dokumentimi një veprimtarie të tillë.

“Kontatohet se VKM nr. 355 datë 26.05.2022, nuk është zbatuar brenda afatit të parashikuar, nuk është bërë inicimi i procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendeve vakante pranë DPD.”

Nga auditimi i veprimtarisë së Drejtorisë së Hetimit janë konstatuar 5 raste me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit.

Në vlerën 2,087,317 lekë (3 subjekte: H.S SHPK, A.C; person fizik A.G, dhe 2 agjenci doganore: “S-AD” dhe X, si pasojë e sanksioneve jo të plota të vendosura nga ana e kësaj Drejtorie referuar hetimeve të kryera, nga ku janë evidentuar problematika si klasifikim i gabuar i shkeljes së kryer, me pasoja në vlerën e sanksionit për kundërvajtjen administrative në nenin 256/1/a, e cila duhet të ishte sipas nenit 257/1/a, në të cilin penaliteti përcaktohet në masën 2 fish të detyrimit të munguar.

-Gjithashtu, ka rezultuar se në 75 raste të evidentuara si kontrabandë nga ana e Drejtorisë së Hetimit, gjatë konstatimit të shkeljes nga ana e kësaj Drejtorie nuk janë konsideruar edhe kundravajtje me masë administrative në kundërshtim me përcaktimet e pikës 1 të nenit 259 dhe me nenet 260, 262, 268 dhe 274 të Ligjit nr.102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 3,750,000 lekë (50,000 lekë*75 raste).

Pra, gjithsej kanë rezultuar të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën prej 5,837,317 lekë, nga veprimet dhe mosveprimet e Drejtorisë së Hetimit në DPD.

Departamenti Operativ Hetimor dhe Kryetarët e Degëve Doganore Sarandë, Kapshticë, Elbasan, Shkodër, Morinë dhe Tre Urat, si struktura vendimmarrëse për të gjitha vendimet, që janë në kompetencën dhe detyrimin e degës doganore, për të cilat janë konstatuar mangësi dhe parregullsi në procedurën e hetimit të plotë të kryer nga ana e Drejtorisë së Hetimit me efekte negative, të marrin vendimet përkatëse me qëllim arkëtimin e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit në vlerën gjithsej prej 5,837,317 lekë.

Nga auditimi i veprimtarisë së Drejtorisë së Antikontrabandës janë konstatuar 3 raste, të cilat i përkasin 3 subjekteve: G.S, K.B dhe T.P, me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në vlerën 1,875,870 lekë, si pasojë e keq klasifikimit të sanksioneve të vendosura nga ana e kësaj Drejtorie, si kundravajtje me përgjegjësi objektive, dhe nuk janë trajtuar si kundravajtje të kryera me neglizhencë,

Departamenti Operativ Hetimor dhe Kryetarët e Degëve Doganore Tiranë dhe Kakavijë, si strukturë vendimmarrëse për të gjitha vendimet që janë në kompetencën dhe detyrimin e degës doganore, për të cilat janë konstatuar mangësi dhe parregullsi në procedurën e kontrollit të plotë të kryer nga ana e Drejtorisë së Antikontrabandës me efekte negative si pasojë e keq klasifikimit sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 252, dhe klasifikimin e sanksionit sipas pikës 1, germa “a” të nenit 257 të Ligjit nr.102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.

-Gjithashtu, është konstatuar 1 rast lidhur me subjektin “A ” SHPK, në të cilin vlera e transaksionit është dukshëm më e ulët se vlera e referencës, si dhe mangësi në kryerjen e kontrollit të plotë, duke mos zbatuar metodën 6 të vlerësimit (metoda e të dhënave të disponueshme) me pasojë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në vlerën 162,199 lekë.

Pra, gjithsej kanë rezultuar të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën prej 2,038,069 lekë, nga veprimet dhe mosveprimet e Drejtorisë së Antikontrabandës në DPD. sanksioneve të vendosura në përputhje me kërkesat ligjore dhe proceduriale, të marrin vendimet përkatëse me qëllim arkëtimin e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit në vlerën gjithsej prej 2,038,069 lekë.

Nga auditimi është konstatuar se në kontrollin e ushtruar në operatorin “N.P ” në aspektin tatimor, nuk është analizuar procesi prodhimit sipas kartës teknologjike, si dhe nuk janë ndërmarrë masa për të kryer vlerësimin korrekt të situatës financiare pas rivlerësimit doganor të konkluduar me detyrime shtesë akcize në vlerën 2,652,000 lekë, pasi me detyrimet shtesë të akcizës, nga rillogaritja në rritje e vlerës së tatueshme rezultojnë detyrime shtesë për TVSH-në vlerën 530,400 lekë dhe gjobë për 100% të vlerës, pra në total 1,060,800 lekë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit.

 

82 milionë lekë për shkarkime të padrejta në 2022

Drejtoria e Doganave është denoncuar disa herë në media, për nepotizëm dhe punësime në shkelje të ligjit. Vitin e shkuar personat e hequr padrejtësisht nga puna kanë kërkuar dëmshpërblim për largimin. Këto gjyqe i kanë kushtuar 82 milionë lekë buxhetit të shtetit.

Behët fjala për shkarkimin e 8 ish-punonjësve, të cilët deri më tani janë likuiduar deri në masën  58 milionë lekë, pjesa tjetër që duhet shlyer ka mbetur si borxh.

Referuar vendimeve të përcjella për t’u likuiduar, rezultojnë të kenë mbetur pa paguar deri në datën 31.12.2022 vendime për ish punonjës në vlerën 2,362,000 lekë, të cilat janë likuiduar përgjatë muajit Janar dhe Shkurt të vitit 2023. Pra në total, rezultojnë 9 vendime në vlerën totale prej 8,210 mijë lekë, ku 3 vendime i përkojnë vitit 2022, dhe 6 vendime të periudhave të mëparshme”, thuhet në raport

Shkeljet në Dogana, masë disiplinore për 35 zyrtarë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar masa disiplinore për të paktën 35 zyrtarë, përfshirë drejtues të lartë dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pas identifikimit të një serie të gjatë shkeljesh në ushtrimin e detyrës, të cilat kanë sjellë, ndër të tjera, mbledhjen e stokut të borxhit doganor në një shifër rreth 46 miliardë lekë të reja.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit emrat e zyrtarëve jepen me iniciale, megjithatë, nga pozicioni i tyre kuptohet qartësisht se bëhet fjalë për thuajse të gjithë zinxhirin drejtues të Doganave Shqiptare.

Në përfundim të auditit “Mbi përputhshmërinë e veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave”, të hartuar në Shtator të vitit 2023 dhe të publikuar së fundit, KLSH ka rekomanduar masat si vijon:

“Mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj

  1. Për znj. V.N., me detyrë Drejtore në Drejtorinë Juridike;
  2. Për znj. L.B., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Ankimimeve në Drejtorinë Juridike
  3. Për z. J.Ç , me detyrë Përgjegjës Turni, pranë Sektorit të Vlerës në Qendër

“Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”

  1. Për znj. A.G., me detyrë specialist në Sektorin e Ankimimeve në Drejtorinë Juridike;
  2. Për znj. I.B., me detyrë specialist në Sektorin e Ankimimeve në Drejtorinë Juridike;
  3. Për z. B.Gj., me detyrë specialist në Sektorin e Ankimimeve në Drejtorinë Juridike
  4. Për znj. V.D., me detyrë specialist në Sektorin e Legjislacionit në Drejtorinë;
  5. Për znj. A.G., me detyrë specialist në Sektorin e Legjislacionit në Drejtorinë Juridike;
  6. Për znj. M.Z., me detyrë specialist në Sektorin e Legjislacionit në Drejtorinë Juridike.
  7. Për znj. M.J., me detyrë specialiste pranë Sektorit të Produkteve të Cigareve dhe Pijeve Alkolike;
  8. Për znj. A.ZH, me detyrë specialiste pranë Sektorit të Produkteve të Cigareve dhe Pijeve Alkolike:

 

 “Gjobë që nuk kalon pagën e 5 (pesë) ditëve të punës së punëmarrësit”:

  1. Për z. A.S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Hetimit;
  2. Për z. E.C., me detyrë Përgjegjës sektori i Sektorit të Koordinimit për Mashtrimet Fiskale i

Drejtorisë së Hetimit;

  1. Për z. K.M., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit
  2. Për z. A.RR., me detyrë doganier pikë kontrolli i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  3. Për z. D.P., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  4. Për z. E.Gj., me detyrë doganier i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  5. Për z. E.K., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  6. I.H., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  7. L.M., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës

 

“Vërejtje me shkrim”:

  1. Për z. G.T., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;
  2. H.P., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;
  3. K.M., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;
  4. M.B., me detyrë Hetues i Drejtorisë së Hetimit;
  5. A.S., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  6. B. K., me detyrë doganier fizik;
  7. B. Z., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës
  8. E.K., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  9. E.M., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  10. F.O., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës
  11. F. R., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës
  12. I.M., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  13. J.G., me detyrë komandant grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  14. R.V., me detyrë inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës;
  15. Y. S., me detyrë doganier pikë kontrolli