Dy ditë më parë u arrestuan 16 persona, vijon operacioni antidrogë në Krujë

182
Sigal

Policia e Shtetit vijon operacionin antidrogë në Krujë. Operacioni i nisur dy ditë më parë ka çuar në pranga 16 persona dhe është zbuluar një laborator droge.

Operacioni antidrogë i nisur dy ditë më parë në zonën e Krujës vazhdon ende. Burime bëjnë të ditur se policia, RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis.

Nderkohë ne dy ditët e para u arrestuan 16 persona.

Në pranga janë vënë: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Në operacionin ku u përfshinë edhe Forcat RENEA, u kryenë kontrolle në sera, magazine, banesa në zona të pyllëzuara, ku në përfundim u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis. Në përfundim të operacionit të koduar “Agimi” blutë shpallën gjithashtu në kërkim 24 persona dhe proceduan në gjendje të lire tre të tjerë.

“Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale”, thuhet në njoftim.