Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit, përplasen disa automjete, bllokohet qarkullimi

27
Sigal

Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi rreth orë 07.25 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan. Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar.