“Nga emigrantët do t’i vijë goditja me e madhe Ramës”, nis grumbullimi i protestuesve në shesh: Edhe serbi si ka tërheq femrat zvarrë

309
Sigal

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e thirrur nga Aleanca për Teatrin, ndërkohë që protesta ka marrë edhe mbështetjen masive të opozitës.

Në mikrofonin e Fax News qytetarët, të pyetur në lidhje me arsyen e ardhjes në protestë, shprehen se duan që të largohet qeveria e Edi Ramës.

“Kam ardhur kundër këtij nga Greqia. Kam qenë këtu dhe goditjen më të madhe Edi Rama do ta marrë nga emigrantët. Shkoj në doganë më thonë më jep lekët të vë vulën. Ta marrin vesh, janë të gjithë rrugës dhe po vijnë. Duam Të ikë qeveria. “- shprehet një qytetar.

“Veliaj të vijë të ndërtojë rrugët në Selitë. Edhe serbi nuk e ka bërë atë, që tërhiqeshin femrat zvarrë. Shembi një monument kulture. Le ça thotë Edi Rama, na ka çmendur ne. Virusi, virusi. Nuk kam frikë fare.”- tha një qytetare.