Prof. Dr. Qemal Lame: Teatri Kombëtar, ndërtesa e shenjtë e kulturës moderne shqiptare, u shemb!?

117

Nga Qemal Lame

Teatri Kombëtar, ndërtesa e Shenjtë e Kulturës moderne Shqiptare, u shemb!?

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar si simboli i kulturës dhe trashëgimisë kulturore është krim kundër qytetërimit shqiptar, trashëgimisë kulturore, humbje e historisë së krijimit të kryqeytetit me institucionet të tij fondamental shtetërore e kulturore.

Historia do të gjykojë lënien me qëllim në mjerim nga politika 30 vjeçare, si dhe shkatërrim e sotëm në orët e para të mëngjezit pa u respektuar të gjitha mjetet e mundshme demokratike të marrjes së mendimit të popullit dhe deri në një referendum kombëtar.

Ishte premtuar dhe pritjej ma padurim restaurimi me parametra bashkëkohore i Teatrit Kombëtar. Ideja dhe vendimi për shembjen e godinës, zhgënjeu e sensibilizojë menjëherë opinionin publik, u bë menjëherë problemi i mprehtë i aktorëve dhe u shoqëruar me qëndrimin politik midis maxhorancës dhe opozitës së larguar nga Kuvendi.

Për herë të parë në histori u miratua një ligj për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një të riu. Akuza me dyshime u ngritën publikisht dhe zyrtarisht me arsyetimin se nuk zbatohet ligji për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, zvogëlohet prona publike në favor të pronës private që do të marri pronësinë dhe bëjë ndërtime. Në opinionin publik flitet hapur për politikën në shërbim të oligarkëve të rinj. Sqarimi ligjor do të ndihmonte në kuptimin e së vërtetës dhe mënjanimin e dyshimeve të padrejta. Fajtorët do të viheshin para përgjegjsisë ligjore para drejtësisë dhe moralisht do të gjykoheshin edhe nga opinioni publik.

Qëndrimet zyrtare jo transparente dhe shpejtësia për shembjen e teatrit dy ditë para se të përfundonin masat kufizuese për lëvizjen e lirë, nuk bindin opinionin publik dhe dëshmojnë për shkelje të rregullave ligjore.

  1. Shpejtesia me te cilen u miratua ligji absurd, me procedura ligjore te vecanta, nga legjislacioni Shqiperise per tenderin e Teatrit Kombetar ne Kuvendin e Sajuar, me argumentin se qeveria nuk ka mundesi ta ndertoj me buxhetin e shtetit.
  2. Anullimi i ligjit me vendim qeverie, me te cilen u autorizua Bashkia e Tiranes, me vendim te Keshillit te Ministrave, per ta ndertuar Teatrin Kombetar, me fondet e Bashkise.
  3. Veprimi në urgjencë i Kryetarit te Bashkise per t’i kerkuar Keshillit Popullor te Rrethit, miratimin me procedure te pershpejtuar shkaterrimin e Teatrit Kombetar.
  4. Kryetari i Shtetit kishte depozituar ne Gjykaten Kushtetutese kerkese per ta shpallur ligjin dhe vendimin e qeverise antikushtetues e antiligjor.
  5. Mbledhja e Keshillit Popullor te Rrethit te Tiranes, pa transparence ne vendim marrjen pa u respektuar procedura normale dhe kriteret ligjore.
  6. Marrja e vendimi per shkaterrimin e Teatrit Kombetar, jashte cdo kompetence qe i jep legjislacioni i veteqeverisje vendore i Republikes se Shqiperise, Keshillit te Bashkise.
  7. Vendimi i marre nga Keshilli Popullor i Rrethit te Tiranes, pa projekt dhe preventive, per ndertimin e Teatrit Kombetar, ne kundershtim me ligjin.
  8. Futja e policise dhe forcave speciale, naten, ne objektin ku qendronin anetare te Shoqerise Civile per Mbrojtjen e Teatrit Kombetar, dhe nxjerrja e tyre me dhune çnjerezore nga objekti, ne Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore.
  9. Shoqërimi nga policia që është në fakt arrestimi i kryetares së LSI-së, me statusin edhe si bashkëshorte e Presidentit të Republikës.
  10. 35 këshilltarët firmëtarë për shkatërrimin e Teatrit janë në konflikt interesi. Është publikuar se ata të gjithë marrin nga 3 paga e deri në5 paga në muaj, në Bashki, në ministri dhe në borde.

Këto veprime antikushtetuese, antiligjore dhe antihumane janë të dënueshme dhe njëkohësisht  vetkuzuese për Qeverine Qendrore dhe ate vendore, te cilat, te detyruara nga “fuqia madhore” e pushtetit apsolut të përqëndruar tek Kryeministri janë dëshmi të mosrespektimit të Kushtetutës, mosfunksinimit të drejtë të shtetit te se drejtës, dëmtimit të demokracisë pluralishte, mungesës së marrëveshjes së gjerë politike e shoqërore për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë shtetin dhe opinonin publik.

Në këto dy ditët e fundit në Prokurorinë Speciale janë bërë kallzime nga Presidenti i Republikës dhe artistët kundër prishjes së teatrit. Sot u bë kallzimi edhe ndaj personave që ju kundërvunë policisë që mbronte rendin gjatë shembjes së godinës. Zbatimi i Kushtetutës ishte detyra parësore për të dëshmuar aftësitë në vlerësimin e kallzimeve, regimin e menjëhershëm për zbatimin e ligjit, mbrojtjen e rendit nga prokuroria dhe dhënien e ndihmesës në parandalimin e veprimeve të mëtejshme. Realiteti i sotëm nuk ishte sipas pritshmërive.

Nga prokuroria nuk u morën masat urgjente ligjore për të reaguar në zbatimin e rregullave proceduriale, nuk u dha ndihmesa për qëndrimin ligjor në gjendjen e krijuar  që impononte situata e tensionuar politike e qytetare dhe parandalimin në kohë të pasojave të krijuara. Prokuroria dhe gjykata janë të pavaruara, zbatojnë funksionet e tyre kushtetuese për mbrojtjen e rendit dhe realizimin e dhënies së drejtësisë, nuk janë politike dhe nuk veprojnë sipas interesave të institucioneve të tjera kushtetuese të shtetit ose të partive politike në pushtet apo në opozitë. Është e domosdoshme të theksojmë se në rastet kur zbatimi i funksioneve kushtetuese vihet përballë kërkesave për mbrojtjen e zbatimin e ligjit, prokuroria dhe gjykata detyrohen të veprojnë energjikisht, me profesionalizëm e me përgjegjshmëri kushtetuese. Kështu mbrohet Kushtetuta dhe disiplina kushtetuese në zbatimin e ligjshmërisë nga shteti dhe shtetasit. Kështu dallohet pavarësi e drejtësisë dhe detyrimi për të reaguar në kohë, pa ndikime nga politike dhe marrë vendime ligjore në mbrojtje të rendit juridik. Me këtë pritshmëri u miratuan dhe po zbatohet vënia në jetë e refomës në Drejtësi. Mosveprimi në këtë rast dëmton vlerat e drejtësisë së rreptë dhe të barabartë për të gjithë që kërkon dhe meriton shteti dhe qytetarët.

Duam dhe mbështesim ndërtimin e një teatri të ri modern kombëtar. Vendi më i nderuar do të ishte hapsira gjikante që është bosh e priten ndërtime bashkëkohore në të dy anët e Bulevardit të Ri që propogandohet si Tirana e Re e mijëvjeçarit të ri.

Qytetërimi i lashtë e modern. historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare nuk nderohet por minohet nga zgjidhjet ekstremiste politike që imponohen pa marrëveshje të gjerë politike dhe qytetare.

Ndjehem shumë keq thellë në ndërgjegje për këtë ngjarje të sotme të pamundur për ta pranuar!

Të kuptojmë dhe respektojmë domosdoshmërinë e ruajtjes së qytetërimit tonë të lashtë e modern, të ruajmë identietin kombëtar. Me këtë përgjegjëshmëri të edukohemi dhe të punojmë me përgjegjsi për ndërgjegjsimin e të zhvillojmë e modernizojmë arkitekturën e ndërtimet e së ardhmes.