Po e shesin Shqipërinë rilindasit o  shqiptarë!

272
Sigal

Analizë nga Gëzim Zilja: Komuniteti Europian nga viti 2014 deri në 2020 ka investuar 20 miliard lekë për Portin e Vlorës. I vendosur në vendin më të bukur të gjithë Mesdheut, me një sipërfaqe prej 5.5 Ha, Porti po grabitet dhe në vend të tij do të ngrihen kulla nga 20-30 kate, ku shteti do përfitojë vetëm 2%, ndryshe nga Porti i Durrësit, resortet e Dhërmiut, minierat e kromit, bakrit dhe naftës ku shteti nuk përfiton asnji qindarkë

Ky është porti i Vlorës një mrekulli. Nga viti 2014 deri në vitin 2020 për ta prurë në ketë gjendje janë hedhur nga komuniteti Europian plot 15 milion euro dhe po kaq dhe nga qeveria Rama. Ky port me kërkesen e saj i jepet një firme private. Pjesa tokësore 5,5 ha që si e shikoni eshte rruar e qethur, do të mbushet me pallate 20-30 kate sipas nje projekti të fshehtë, te miratuar nga qeveria. Pallatet do te shiten nga privati dhe miliarda euro do te futen të gjitha në xhepin e privatit. Ndërkaq ai do t’i paguajë qeverisë sips kontratës rreth 20 milion dollarë. Akuariumi po prej 5.5 ha do të shfrytezohet për port jahtesh dmth parking. Në baze të kontratës ( edhe kjo e fshehtë) vetem 2% e te ardhurave nga porti që do të raportoje privati do t’i kalojne qeverise. Kjo nuk eshte përrallë dhe as politike. Kur jepen pjesë te territoreve publike privatit këto duhet të bëhen publike dhe te merret mendimi i komunitetit ose të pakten i specialistëve. Kur është fjala për pjesë të territorit me rëndësi strategjike si porti I Durrësit dhe ai i Vlorës duhet pa tjetër të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.  E dini ju te dashur vlonjate dhe shqiptarë sesa para fitojne shqiptarët nga rezortet në Drimadhe, Rrugët e Bardha e gjithë Dhermiun ? Zero lekë. Fiton vetëm privati. E dini sa para kanë marrë qeveritë shqiptare ( shqiptarët) nga Bankersi që deri tani ka marre per 20 vjet qindra milione ton nafte? Zero. Krom? Zero euro. Ndersa punetoret aty jane thjesht skllevë, që punojnë r per nje cope buke dhe nuk kanë asnjë te drejtë. Për portin e Durrësit do të shkruaj serish. Ajo eshte një gjëmë kombetare.  Eshte me të vertete një gabim historik i pariparueshëm që jo vetëm cënon Sigurinë Kombëtare, shkatërron ekonominë shqiptare por edhe zvogëlon territorin e Shqipërisë. Po specialistët e porteve, ekonomisë dhe transportit detar që kanë dhënë djersën mendimin e gjakun e tyre për këto porte, meëhabisin me indiferencën e tyre. Le të thone si qëndron e verteta edhe sikur mendimi i tyre të jete ne favor te qeverisë. Vetem dy specialiste të detarisë kam lexuar të thonë fjalën e tyre plot vërtetesi, të mbeshtetur në ligjet, e guxim qytetar: Artur Meçollari dhe Gazmir Tahiri. Pa portet e Durrësit dhe të Vlorës ekonomi