E zunë poshtë paletat, ndërron jetë 54-vjecarja

12
Sigal

Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë. Ajo u aksidentua në vendin e punës, teksa humbi jetën në spital.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar një 56-vjeçar, punononjës të firmës ku u aksidentua 54-vjeçarja.

Viktimën e zunë poshtë dy paleta me pije alkoolike të cilat u rrëzuan gjatë sistemimit të tyre me një mjet pune pirun.

“U arrestua R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.