Spitali Onkologjik nuk i siguron ilaçin e nevojshëm qytetarit, duke i vënë në rrezik jetën

169
Sigal

 

Taksapaguesit shqiptarë harxhojnë “qimet e kokës” për të mirëmbajtur spitalet, por kur shkojnë si pacientë për të marrë shërbime dalin të zhgënjyer nga çfarë iu ofrohet, pasi shumë herë përballen me mungesë të theksuar të ilaçeve të domosdoshme për të kuruar problemin e tyre shëndetësor.

I zhgënjyer nga shëndetësia në Shqipëri ka mbetur edhe një qytetar, i cili denoncon në joq mungesën e një ilaçi tek Onkologjiku në Tiranë. Qytetari na shkruan se vjen çdo muaj nga Tropoja tek Klinika e Onkologjisë në Tiranë për të marrë kimioterapinë e nevojshme, por përballet me mungesën e ilaçit “Zometa”, i cili merret çdo muaj në vena për metastazat kockore. Qytetari thotë se çdo muaj i drejtohet Onkologjikut në Tiranë për të marrë shërbimin për të cilin ka nevojë, por detyrohet të presë me orë të tëra në klinikë dhe përsëri nuk merr kimioterapinë e nevojshme duke treguar kështu se fondet e akorduara për çdo vit nga buxheti i shtetit për klinikën në fjalë nuk shkojnë në dobi të spitalit dhe shërbimeve që ofron për pacientët.