SPAK kërkon ta arrestojë, por Ahmetaj ndodhet jashtë vendit. Avokatët zbulojnë arsyen: Iku sepse…

90
Sigal

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se ky i fundit është larguar nga vendi për arsye familjare.

Ata nuk kanë dhënë detaje për vendndodhjen, por deklarojnë se nuk ka ikur për t’iu fshehur drejtësisë.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar nga Kuvendi që t’i hapet rruga për të arrestuar ish-zv. kryeministrin, pasi ndaj tij rëndojnë 3 akuza, që sipas organit të drejtësi janë të bazuara mbi prova e fakte.