Koronavirusi në Mal të Zi/ Shuhet një nga vatrat e epidemisë, zyrtarët shëndetësorë tregojnë arsyen

328
Sigal

Ditën e djeshme, Tuzi ka dalë nga izolimi pas tri javësh. Komuna më e rrezikuar në Mal të Zi ka arritur të frenojë përhapjen e koronavirusit me masa të rrepta të karantinës dhe ndalim absolut të lëvizjes.

Tuzi, e cila konsiderohet një komunë me shqiptarë përbëhet nga 15 mijë banorë dhe ndodhet rreth 10 km larg Podgoricës.

Më 24 mars, në Tuz u konfirmuar 15 të infektuar me koronavirus. Të nesërmen është ndaluar rreptësisht dalja nga shtëpia. Me përjashtim të rreth 20 personave që janë arrestuar për shkelje të vendimit, banorët u janë bindur rregullave.

“Ka qenë e vështirë në fillim përshtatja me ato masa që u vendosën menjëherë, sikur kishin rënë nga qielli. Por, në fund ka rezultuar se këto kanë qenë hapat e duhur”, tha një banor për “Radio Evropa e Lirë”. Shteti u ka dërguar banorëve ilaçe dhe ushqime.

Numri i të sëmurëve u arrit javën e parë, por më pas përhapja e virusit u ngadalësua.

“As në Kinë, qytetarët nuk i kanë respektuar aq rreptësusht masat e parashikuara. Ndaj, i falenderojmë qytetarët e Tuzit për këmbënguljen dhe durimin e tyre si dhe për faktin se me sjelljen e tyre, kanë arritur të shuajnë vatrën, që është regjistruar në komunën e tyre”, tha Senad Begiq, nga Instituti i Shëndetit Publik.