Pronari i hotelit në Kakavijë kërcënon të nxjerrë jashtë emigrantët e karantinuar: Kanë paguar vetëm dy ditë

386
Sigal

Ditën e sotme, një situatë tensioni ka ndodhur në një hotel që ndodhet në Kakavijë, bashkia Dropull, pasi një pronar ka kërcënuar se do të nxjerrë jashtë të karantinuarit, emigrantë sezonalë që kanë ardhur nga Greqia por që kanë ndjekur urdhrin e qeverisë.

Sipas pronarit të hotelit janë 18 persona që janë karantinuar në hotelin e tij pasi kishin ardhur nga Greqia dhe kishin rënë dakord për pagesë ditore.

Mesa duket emigrantët sezonalë kanë paguar vetëm dy ditët e para dhe nuk kanë paguar më.

Pronari nga ana tjetër ka vendosur t’i nxjerrë jashtë por ka qenë Policia që e ka detyruar t’i mbajë ende në hotel.

Ndërkohë nuk dihet se si do të vijojë situata ditën e nesërme.