Çmimi i bukës “përplas” Braçen dhe Ahmetajn, ish-kryeministri: Nuk ka punë profesionale! Gjoba duhej të ishte automatike

303
Sigal

Çmimi i bukës është bërë “molla e sherrit” mes Erion Braçes dhe zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj në lidhje me vendimin e Komisionit të Konkurrencës të cilët votuan kundër gjobitjes së kompanive për rritjen e çmimit të miellit në vendin tonë.

Ditën e sotme Ahmetaj deklaroi se ky autoritet mbikëqyrës ka bërë një punë profesionale në investigimin mes kompanive të cilat dyshohet se kanë arritur marrëveshje për rritjen e çmimit të miellit, ndërsa “dhëmbë për dhëmbë” i është përgjigjur Braçe i cili thekson se nuk ka asgjë profesionale.

Sipas tij në rast të rritjes së çmimit të bukës gjoba është automatike.

Reagimi i Erion Braçes:
PER BUKEN DHE PER BUKEN E GOJES!

DHE ATA QE THONE SE RRITJA E CMIMIT ESHTE E PERBALLUESHME!
— Ligjerisht, teknikisht:
Komisioni i Konkurences ne KORRIK 2020, me vote UNANIME, ka konstatuar:

1. SJELLJE TE BASHKERENDUAR TE KATER NDERMARRJEVE NE IMPORTIN E GRURIT, IMPORTIN, PRODHIMIN DHE TREGETIMIN E MIELLIT, DUKE BASHKERENDUAR SJELLJEN DHE CAKTUAR CMIMET NE KETE TREG……. Etj;
Ka vendosur KATER DETYRIME per kater ndermarrjet ku me i rendesishmi eshte;
TE MOS CAKTOJNE NE MENYRE TE DREJTPERDREJTE APO TE TERTHORTE, CMIMET NE BLERJE APO NE SHITJE, SI DHE CDO LLOJ KUFIZIMI TJETER!
Ka vendosur mbajtjen ne monitorim per nje vit te kater ndermarrjeve, sjelljes se tyre ne zbatim te detyrave te lena.
KOMISIONI I KONKURRENCES ME VENDIM, thote qarte ne PIKEN 6:
MOSZBATIMI I DETYRIMEVE TE PIKES 3 TE VENDIMIT (MOSCAKTIMI I CMIMEVE), NDESHKOHET ME PENALITETET E PERCAKTUARA NE LIGJ!
Pra, ka nje Vendim, eshte marre ne Korrik 2020, i cili konstaton SJELLJE TE KOORDINUAR TE KATER NDERMARRJEVE, le detyra, i monitoron ato dhe, parashikon ndeshkim nese ndermarrjet refuzojne zbatimin! PIKE!

Edhe nje here;
NE KORRIK 2020, JO DJE!
—Konkretisht, profesionalisht;
1. Komisioni i Konkurrences ne nje vit monitorim, ka administruar gjetje sipas te cilave:
80-90% TE CMIMEVE TE ADMINISTRUARA NGA FATURAT E KATER NDERMARRJEVE, KANE QENE TE NJEJTA, TE CAKTUARA NE SJELLJE TE KOORDINUAR;

2. Rritje te cmimit te bukes ne furrat e prodhimit te bukes si pasoje e rritjes se cmimit te miellit nga keta furnizues.
Pra, vendimi i AK jo vetem nuk eshte zbatuar por kater ndermarrjet kane vijuar te CAKTOJNE CMIMET ne favor te tyre, ne rritje e ne dem te popullit.
Ne kete pike;

VENDIMI I KORRIK 2020 THOTE “GJOBE”; REFERUAR LIGJIT 10% E XHIROS VJETORE!
PRA, GJOBA ESHTE AUTOMATIKE!

Asgje profesionale nuk ka ne vendimin e tre komisionereve dje, zero!
Thjesht anembajtje e tyre ndaj kater ndermarrjeve kunder popullit, INTERESIT PUBLIK!
Eshte skandaloze por fakt;

Deri ne 1990, cmimet ne treg i caktonte qeveria dhe ne favor te popullit-sipas saj, SOT, TANI, CMIMET I CAKTOJNE KATER NDERMARRJE DHE NE FAVOR TE FITIMIT TE TYRE-FAKT!
Diference me te neveritshme dhe kunder shumices nuk ka!