SPAK bën gati fletë arrestin për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

41
Sigal

Avokati Arben Llangozi duke folur në MCN Live mbi skemën e mashtrimit me mikrokreditë nga subjekti MCA, tha që kemi të bëjmë me një “një skemë e specializuar mashtrimi e lejuar nga guvernatori i BSH”.

Llangozi tha se ka dijeni që ndaj guvernatorit Sejko ka një masë “arrest me burg” nga gjykata, por që ende s’është ekzekutuar nga prokurori Kraja. “Kjo padyshim është një vjedhje, me pasoja të rënda, më shumë se një herë. Janë vjedhur me qindra mijëra qytetarë. E shoh si një skemë mashtruese piramidale. Jemi përballë një mashtrimi të strukturuar, dhe jemi rikthyer pas te firmat piramidale të 97-ës. Ky subjekt u licencua nga BSH. I gjithë ky aktivitet është licencuar nga BSH. Ka qenë detyrë e BSH të mbikëqyrte gjithë aktivitetin financiar të kësaj kompanie, gjë që s’ka ndodhur kurrë. Kemi raste qytetarësh që kanë marrë vërtetim në bankë që kredia është likuiduar dhe ka vazhduar sërish. Kemi një zgjerim të kësaj skeme. Përfituesit janë 2-3 persona dhe drejtuesi i BSH. Është e cuditshme se si të gjitha këto veprime i ka lejuar gjykata. Në të gjitha dosjet asnjëherë gjykata s’jepte një urdhër ekzekutimi me një vlerë të caktuar, por ia linte në dorë kompanisë, që më pas abuzonte, dhe mbifaturonte qytetarët. Një skemë e specializuar mashtrimi e lejuar nga guvernatori i BSH. Kam dijeni në mënyrë jo zyrtare, që është lëshuar një masë arresti me burg për këtë shtetas për veprimtarinë e tij të paligjshme të lidhur me këto institucione financiare, që deri më sot nuk është ekzekutuar, në dijeninë time është prokurori Arben Kraja që prej tre javësh s’po ekzekuton masën ‘arrest me burg’ nga gjykata. Përfituesit kryesor kanë qenë pronarët e këtyre subjekteve. Padyshim që është përfshirë në skemë Banka e Shqipërisë. Nga 2020 që ministri i Drejtësisë i drejtoi shkresë guvernatorit, ai s’mori masa. Përgjegjësinë më të madhe e ka guvernatori i BSH. Nëse do kishte ushtruar detyrën komform ligjit s’do ishim në këtë situatë, sepse do t’i ishte hequr licenca. Duhet të ishte ekzekutuar urdhër arresti për guvernatorin. Në BSH s’është vetëm guvernatori, ka një strukturë aty. Në lidhje me këtë aferë në vijim do kemi edhe arrestimin e guvernatorit”.