Sot, Dita Botërore e HIV-AIDS, MSH: 102 raste të reja këtë vit

642
Sigal

Sot, në ditën
botërore të HIV –AIDS, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhëna në
lidhje me numrin e të prekurve në vendin tonë. Sipas të dhënave të MSH gjatë
këtij viti janë zbuluar 102 raste të reja me HIV- AIDS.  Ndërsa mësohet se
numri total i të prekurve në vendin tonë është 984.

Dita Botërore e Sensibilizimit kundër HIV dhe AIDS
organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV
dhe AIDS dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e
kësaj pandemie.

Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion
lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në
parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV dhe AIDS në të gjithë botën,
veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

Sipas të dhënave, meshkujt zënë numrin më të lartë të të
prekurve, 704 persona, ndërsa femra 80 raste.

Grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç, që zënë 30% të
rasteve. Përqindjen më të ulët e zënë moshat mbi 65 vjeç me vetëm 2%.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më
të larte të të prekurve nga virusi e mban Tirana me 446 raste, ndërsa numrin më
të vogël Tepelena dhe Gramshi, me nga nje rast, ndërsa qytetet e Ersekës dhe
Bilishtit nuk ka neasnjë të prekur nga kjo sëmundje.

1 Dhjetori është dita nderkombëtare e sensibilizimit ndaj
virusit HIV dhe  sipas ekspertëve të ISHP, nuk ka raste të reja nga
përdorimi i shiringave të njëjta nga të droguarit, ndërsa personat e
diagnostikuar vijojnë të marrin mjekimin në QSUT dhe në klinika të tjera në vend.