Lufta kundër kanabisit/ Vjen në Tiranë kryeprokurori i Antimafias Italiane, takime urgjente me Llallën

385
Sigal

Kreu i Prokurorisë së Antimafias italiane, Cataldo Motta ka
ardhur ditën e sotme në Shqipëri, për të takuar kryeprokurorin Adriatik Llalla
dhe prokurorët e Krimeve të Rënda.

Burime
nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se Motta ka ardhur për takime në
lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar dhe veçanërisht në luftën ndaj
trafikut të kanabis sativës.

Motta
është duke zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjithshme ku të pranishëm
janë edhe prokurorët e krimeve të rënda.