Skandaloze! Policia e Korçës tallet dhe fyen rëndë qytetarin

538
Sigal

Policia: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë…

I sekuestrojnë atletet në polici, oficeri: “Çfarë k… do! Ik shko bëj b…!”

 

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Policisë së Korçës, ku punonjës dhe oficerë të policisë, ofendojnë dhe sorollatin një qytetar.

Leonard Shehu ankohet se mbrëmjen e datës 12 qershor është shoqëruar në polici, si person i dyshuar për një vjedhje në Korçë. “Policia na erdhi kur po qëndronim në makinë. Shkova me ta dhe në polici më thanë të hiqja atletet. I hoqa dhe qëndrova zbathur. Në mëngjes, kur mbushëm mbi 8 orë më thanë se je i lirë dhe mund të shkoja. I kërkova atletet, se isha zbathur, më thanë se janë sekuestruar. I thashë, pse m’i morët, se nuk kisha as avokat asnjë gjë“- thotë Leonardi, duke hedhur dyshime se policia mund të manipulojë provat, pasi personit që i është vjedhur shtëpia është punonjës shtetëror. “Policia nuk m’i mori me ndonjë avokat. Kam shkuar disa herë në polici, policia më thotë:- jo kanë shkuar në prokurori, jo janë të bllokuara

Pas denoncimit, ai shkon në Policinë e Korçës për të kërkuar atletet. Kërkon agjentin e zonës që ia ka sekuestruar atletet. E gjen përballë Policisë së Korçës, në kafe. Ai i kërkon atletet dhe punonjësi i policisë i thotë se “kanë shkuar në prokurori”. Qytetari i kërkon pse ia morën dhe e kanë lënë zbathur. Ndërkohë, punonjësi i policisë i thotë se ia ka marrë OPGJ. Më pas, përballë Policisë së Korçës, vjen një nga oficerët që është marrë me rastin në fjalë. Ai dëgjon për pak sekonda bisedën e qytetarit me punonjësit e policisë dhe direkt i thotë qytetarit: Çfarë k… do! Qytetari i thotë se çfarë është bërë me atletet dhe oficeri i thotë se “ik bëj b…”.

Pas kësaj bisedë, qytetari shkon sërish në polici për atletet. Pasi e sorollatin disa orë i thonë se duhet të flasë me OPGJ. Ai interesohet sërish dhe një punonjës i policisë kontakton me një OPGJ. Oficeri i thotë se atletet janë në prokurori, ndërsa punonjës të policisë i drejtohen “ik bli atlete të tjera”.

***

BISEDË ME PUNONJËS DHE OPGJ, POLICIA KORÇË

Qytetari – E më për atë Gëzimin, për atletet.

Punonjësi i policisë – Atletet janë në prokurori.

Qytetari – Po mirë mo, ai mi hoqi që në 12 të natës. Di unë se ç’ka bërë me atletet time. Pa prezencën e avokatit, pa asgjë.

Punonjësi i policisë – Janë fotografuar, janë si provë.

Qytetari – Ëëëë?

Punonjësi i policisë – Pse të ka hyrë frika?

Qytetari – Mua oo? Pse të më hyjë frika mua! Di unë ç’ka bërë ai me atletet time. Lërë që na la lidhur tërë natën atje.

Punonjësi i policisë – Provë janë, mos e vra mendjen.

Qytetari – Provë? Po s’janë provë, jo. Po të ishin provë, ju kisha ikur unë.

Punonjësi i policisë – Hajde afrohu.

Qytetari – Hë mo?

Punonjësi i policisë – E njeh atë që po vjen?

Qytetari – Shefi!

Punonjësi i policisë – Ëëë. Që kur e njeh?

Qytetari – Ja tani, këto ditë.

Punonjësi i policisë – Më përpara, më përpara?

Oficeri i policisë – Ça k… do?

Punonjësi i policisë – Ik, ik!

Oficeri i policisë – Ça do?

Qytetari – Ja mo për atletet, t’i them Gëzimit për atletet.

Oficeri i policisë – Shko mo bëj by…. Grricu!

Qytetari – Pse mo?

Punonjësi i policisë – Iku në Tiranë.

Punonjësi i policisë 2 – Gëzimi të iku në Tiranë, është e premte sot. Të hënën.

Punonjësi i policisë –Shefi, do presim deri në 3 ne, apo të ikim?

Qytetari – Mirë…

QYTETARI SHKON SËRISH NË POLICINË E KORÇËS…

Qytetari – Për atletet mo?

Punonjësi i policisë – Ku ishe?

Qytetari – Po lart mo, atë ditë… Po ajo më që në 12 të natës.

Punonjësi i policisë – Po pse?

Qytetari – Ishe ti atë ditë.

Punonjësi i policisë – Po pse? Këtu isha, po pse ti hoqi?

Qytetari – Po di unë, dyshoi. Më la atje te ajo…

Punonjësi i policisë – Një minutë. Kush bëri veprime?

Punonjësi i policisë 2 – Gëzimi.

Qytetari – Po ai Gëzimi, ai m’i hoqi.

Punonjësi i policisë – Tani ulu për dy minuta, ta njoftoj vetë Gëzimin dhe të marr unë.

Qytetari – Po ishte këtu Gëzimi.

Punonjësi i policisë – Mos u ngut, mos u ngut.

Qytetari – Po, po bën dy ditë.

(Qytetari prej disa minuta…)

Qytetari – Hë mo?

Punonjësi i policisë – Hë mo, ça si u bë?

Qytetari – Asnjë!

Punonjësi i policisë 2 – A të thash unë që iku në Tiranë ai (Gëzimi), se ka qenë i gatshëm.

Qytetari – Po ta dimë ku i kanë shpënë. Të marr avokat.

Punonjësi i policisë 2 – I kanë shpënë se ishte numër i mirë, ishte atë ditë!

Qytetari – Po më lë mo si ishin… Hë mo mirë ishte atë ditë?

Punonjësi i policisë – Do të arrestonin…

Qytetari – Si të më arrestonin?! Pse të më arrestonin?!

Punonjësi i policisë – Me gjurmë, me fakte!

Qytetari – Po ç’gjurmë, na mbajti atletet. Na la tërë natën. Ai të tha të më lije tërë natën ashtu mo?

Punonjësi i policisë – Ai.

Qytetari – Ai të tha, Gëzimi?

Punonjësi i policisë 2 – Ai. Ai tha do arrestohet.

Qytetari – Po dhe me pranga… Të më lije me pranga tërë natën?

Punonjësi i policisë – Të lutem tani, mos na kërko llogari. Hajde ulu aty. A ka mundësi se po na bën si komandant tani!

Qytetari – Po ç’komandant mo, unë të drejtën time po kërkoj. Komandant thotë!

Punonjësi i policisë – Hajde të sqaroj këtu, hajde…

Qytetari – Unë atletet kërkoj… Atletet erdhën…

Punonjësi i policisë – Me qetësi. Shshshsht. Mos e ngri zërin! Të dëgjojmë…

Qytetari – E mirë

(Punonjësi i policisë telefonon Gëzimin)

Punonjësi i policisë – Alo përshëndetje! Ka erdhur ky…

qytetari – Leonard Shehu.

Punonjësi i policisë – Leonard Shehu, në lidhje me ato atletet. Janë në prokurori! Ok, në rregull.

Qytetari – Të vete të interesohem unë me avokat.

Punonjësi i policisë – Kalofsh mirë, gjithë të mirat!

Punonjësi i policisë 2 – Ik, o bli një palë atlete të reja.

Qytetari – Kur i kam, pse m’i shpien mua atje…

Punonjësi i policisë – Tani do të më dëgjosh. Zotëria në fjalë është Oficer i Policisë Gjyqësore. Të mori, të shoqërovi. Nga momenti që ti erdhe këtu, nuk erdhe rastësisht.

Qytetari – Rastësisht, unë isha…

Punonjësi i policisë – Të lutem, je i dyshuar për një vepër penale dhe atletet janë provë materiale dhe janë sekuestruar në prokurori. Nga momenti që je në proces hetimi dhe sipër, prokuroria i mban të sekuestruara. Në momentin që mbaron procedura e hetimit, ti tërheq atletet dhe vazhdon me përshtypjet më të mira.

Qytetari – Atletet i kanë marrë pa prezencën e avokatit tim, m’i kanë hequr që në 12 të natës.

Punonjësi i policisë – Ajo është e drejta tënde ta ankimosh. Nuk të jap dot unë zgjidhje.

Qytetari – Me pranga na la tërë natën.

Punonjësi i policisë – Me pranga po, je i dyshuar për vjedhje.

Qytetari – Tërë natën zbathur ai.

Punonjësi i policisë – S’e di, s’e di. A ke erdhur të kërkosh llogari, apo të kërkosh ndihmë. Kalofsh mirë, gjithë të mirat!