Përplasje edhe në Skrapar, qytetarët kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit

498
Sigal

Përplasje mes policisë dhe bashkisë ka pasur edhe në KZAZ 66 në Skrapar.

Mbështetës të opozitës kërkojnë që të lirohen ambientet  në Pallatin e Kulturës, pas vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

KZAZ-ja është e rrethuar me forca të shumta policie, ndërsa punonjës të bashkisë dhe mbështetës të opozitës tentojnë të hyjnë me forcë për të liruar ambientet.