Vrasja e grave alarmon Kuvendin, deputetët: Ndryshime urgjente në Kodin Penal

135

Vrasjet e grave ka alarmuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu ka kërkuar që të miratohen me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Kodin Penal, të cilat parashikojnë deri në 10 vjet burg për burrat që ushtrojnë dhunë në mënyrë të përsëritur në familje.

“Do të doja të shtoja edhe një shqetësim tjetër të cilin e kam personal, ku nisur nga ngjarjet e fundit që po ndodhin, referuar më saktë ngjarjes së Durrësit me vrasjen e një gruaje të re. Ngjarje të tilla kohët e fundit janë bërë shumë shqetësuese. Në këto kushte brenda edhe mundësive, propozimi i një grupi deputetësh të komisionit të Ligjeve për ndryshim në “Kodin Penal” në lidhje më dhunën ndaj gruas, të kalojë në mënyrë të përshpejtuar”.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se këto ndryshime nuk mund të shqyrtohen dhe miratohen me procedurë të përshpejtuar, për shkak se miratimi tyre bëhet me 84 vota. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë të gra nga burrat dhe ish-burrat e tyre. Ngjarjet kanë tronditur edhe një herë opinionin publik. Në 20 janar të këtij viti, dy deputet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni kanë depozituar tre nisma ligjore në Kuvend, për të rritur ndëshkimin e dhunës në familje, me qëllim për të evituar edhe vrasjet.