Skandali me mbetjet toksike

105
Sigal

Ja si u nisën nga Porti i Durrësit 800 ton mbetje. Saetang, Drejtore Ekzekutive e ‘Thailand Earth’ : Mbetjet kanë origjinën në Shqipëri, një kompani shqiptare ka dashur të importojë të njëjtat mbetje më 2022.Sazan Guri: Kthimi i mbetjeve toksike te ne , pasiguri në shkallë të lartë, mund të kontaminohet uji i pijshëm

Tashmë, sipas znj.Saetang, është e konfirmuar se mbetjet kanë origjinë nga Shqipëria, pasi kjo verifikohet nga dokumentet. ‘Janë dyshime se jo vetëm këto mbetje të rrezikshme janë në kundërshtim me konventën e Baselit në Tajlandë, por deri tani nuk kemi asnjë informacion në lidhje me emrin e kompanisë.

 Penchom Saetang, Drejtore Ekzekutive e ‘Thailand Earth’, një prej organizatave e cila dha sinjalin se në Tajlandë po futeshin 800 tonë mbetje që më pas rezultuan të ishin nisur nga Shqipëria.

Znj.Saetang, për t’ju referuar pamjeve që SYRi transmetoi në lidhje me pluhurin e grumbulluar në ambjentet e jashtme të Portit të Durrësit, u shpreh se pluhuri duhet ruajtur ose mbajtur në magazine, jo jashtë, sepse kjo lloj mbetje është e rrezikshme dhe mund të shëndrrohet sipas metodave të ndryshme që mund të japin ndikime për shëndetin. Magazinimi i këtyre mbetjeve duhet të jetë në ambjente të brendshme me menaxhim të mirë sa i takon anës mjedisore.

Gjithashtu drejtoresha Ekzekutive e ‘Thailand Earth’, tha se reciklimi i këtyre lloj mbetjesh shkakton ndotje dhe ndotja është një prej rreziqeve më të mëdha, ndaj uzinat që e përpunojnë janë ata që duhet të bëjnë edhe reciklimin e pluhurit të kuq.

Tashme, sipas znj.Saetang, është e konfirmuar se mbetjet kanë origjinë nga Shqipëria, pasi kjo verifikohet nga dokumentet.

‘Janë dyshime se jo vetëm këto mbetje të rrezikshme janë në kundërshtim me konventën e Baselit në Tajlandë, gjithsesi ne dyshojmë se është e paligjshme, dhe përpiqemi të kontrollojmë se kush është përgjegjës për importimin e tyre, por deri tani nuk kemi asnjë informacion në lidhje me emrin e kompanisë.

Dhe sa i takon mbetjeve në Tajlandë së fundi kemi marrë informacione nga Departamenti i Doganave që tregojne se nga viti i kaluar deri në fillim të këtij viti ka pasur qindra raste të lëvizjeve të jashtëligjshme të mbetjeve të jashtligjshme dhe në Departamentin e Doganave është listuar dhe është bërë përpjekje të kthehen mbrapsht në vëndin e origjinës. Pra ka pasur qindra raste.  Sartang u shpreh se ata kishin thjesht informacion që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalonin prej Italisë dhe Marokut, më pas Singapor dhe së fundi Tajlajndë.

Ne kemi folur me Departamentin e Punëve Industriale, i cili na ka thënë se në vitin 2022 ka pasur një kërkesë prej një kompanie në Shqipëri, e cila donte të eksportonte pluhurin e kuq drejt Tajlandës, por kjo kërkesë ishte refuzuar prej autoriteteve tajlandeze, dhe kjo është hera e parë që kam dëgjuar për një kërkesë të tillë për aplikim të një kompanië në Shqipëri.

Nuk e kemi emrin e kompanisë, por ndoshta Departamenti Industrial e ka emrin.

Janë pluhur i materialeve elektronike ose ne e quajmë pluhuri i kuq, i cili vjen prej furrave të çelikut, pluhuri mban disa lloje metalesh të rënda si pluhuri i çelikut dhe kadmiumi. Dhe pluhuri gjithashtu mban nivele të larta të oksideve për shkak të burimit të pluhurit, i cili vjen prej shkrirjes së çelikut.

Metalet e rënda mund të shkaktojnë disa sëmunde përshëmbull pluhuri i kuq shkakton disa lloje kanceri dhe semundje që lidhen me helmime të ndryshme.

Reciklimi i këtyre lloj mbetjsh shkakton ndotje dhe ndotja është një prej rreziqeve më të mëdha, ndaj uzinat që e përpunojnë janë ata që duhet të bëjnë edhe reciklimin e pluhurit të kuq.

Ne përpiqemi të bëjmë fushata për daljen e pluhurit prej fabrikave dhe kur vjen puna e importit nga Shqipëria duhen marrë aksione per ta ndaluar këtë import.

Provat që kemi janë prej dokumeneve operative, nisja e mbetjeve nga Shqipëria, pra dokumentet tregojnë se është nisur nga durrësi , në 4 dhe në 9 korrik.’- u shpreh Saetang.

Po në fillim nuk e morëm këtë informacion për eksportin , kishim thjesht informacion që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalonin prej Italise dhe Marokut, më pas Singapor dhe së fundi Tajlajndë, ndaj organizata ime, ne, dërguam informacion këtyre vendeve që të ndalonin dhe të kontrollonin nëse materiali apo se çfarë gjendej brenda kontenierëve ishte i rrezikshëm, apo jo dhe nëse po do të kthehej në Shqipëri, sepse është kundër rregullave dhe konventave përkatëse, gjithashtu i kemi dërguar letra qeverive përkatëse për të ndaluar këto mbetje sidomos Singaporit nëse mbetjet arrijnë në Singapor dhe vijojmë të monitorojmë dhe zbuluam se gjithashtu në lidhje me gjurmimin e këtyre mbetjeve në lidhje me kalimin e tyre nga Afrika e Jugut.’- u shpreh Saetang.

Eksporti mbetjeve toksike, Sazan Guri: Pasiguria në shkallën më të lartë, mund të kontaminohet uji i pijshëm

Ambientalisti, Sazan Guri është shprehur se situata e mbetjeve toksike, që u nisën drejt Tajlandës, por që po kthehen sërish në Durrës, është shumë shqetësuese.

Sipas tij fakti që qeveria është apo jo në dijeni të situatës, rrezikshmëria është po njëlloj e rrezikshme, madje kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë.

Rreziku më i madh që mund të shkaktohet si pasojë e një groposje të pakontrolluar e këtyre mbetjeve në vendin tonë është kontaminimi i ujit të pijshëm- thekson Guri.

Mbetjet toksike në Shqipëri, si qytetar jam i shqetësuar.

Njoh efektin e këtyre mbetjeve. Më shqetëson fakti që qeveria mund të jetë pjesë në këtë që e bën një krim të organizuar.

Në rast se qeveria nuk di gjë që anija dhe institucionet nuk dinë gjë, është po njëlloj e rrezikshme. Kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë. Mund të kontaminohet edhe uji i pijshëm”,- tha ai.