Detaji i rëndësishëm në pasaportë, ambasada njoftim për aplikuesit e Lotarisë Amerikane

506
Sigal

Nëse jeni një nga aplikuesit për Lotarinë Amerikane, ambasada ka nxjerrë një njoftim të ri, pak ditë pas nisjes së aplikimeve.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar.

Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë në faqen e saj në FB.