Aksident i rëndë në Tiranë

298
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit, një makinë ka përplasur rëndë një të moshuar me inicialet H. V., 86 vjeç.

I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Me datë 22.11.2021, rreth orës 14:15, tek mbikalimi i Kopështit Zoologjik, mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.