Shifrat tronditëse/ Në dhjetë muaj janë dhunuar dhe keqtrajtuar 120 të mitur

111
Sigal

Vrasja në mënyrë makabre e Mateos, tetë vjeç, në Greçalli të Fierit, vetëvrasja e një 13-vjeçari në Golem të Lushnjës, si dhe disa raste të denoncuara për abuzime dhe ngacmime seksuale me të mitur, ishin në qendër të opinionit publik në javën që lamë pas.

Një tjetër fenomen tepër shqetësues që denoncohet pranë policisë është dhe dhuna në familje ndaj të miturve dhe keqtrajtimi i tyre.

Nga muaji janar e deri më tani në të gjithë vendin janë denoncuar afro 120 raste të tilla. Numrin më të lartë e mbajnë denoncimet për dhunën e ushtruar ndaj të miturve, ku autorë në shumicën e raste janë prindërit.

Por, ekspertët thonë se kjo shifër është më e madhe pasi ka shumë raste që nuk denoncohen në organet e drejtësisë. Ky fenomen është më i përhapur në zonat periferike apo në fshatra.

Rastet më të rënda janë abuzimet seksuale. Vetëm në 10 muajt e parë të këtij viti, në polici janë denoncuar 42 krime të tilla, tetë prej të cilëve ndaj të miturve.