Skandalet në polici! 46 drejtuesve u janë refuzuar certifikatat e sigurisë. Ardi Veliu pranon lidhjen e efektivëve me bandat

123
Sigal

Krimi ka depërtuar deri në radhët e policisë. Ndonëse ata duhet të jenë personat, që luftojnë krimin, në fakt bashkëpunojnë me të.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu ishte sot në Komisionin e Sigurisë ku deklaroi se përgjatë 2022-it ka pasur raste ku janë evidentuar se oficerë policie kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

“A kemi aktualisht punonjës të policies, që mbrojnë grupet kriminale? Gjatë periudhës që ne po raportojmë po ka raste që janë evidentuar, raste ku punonjës janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitete kriminal. Janë duke u hetuar dhe me SPAK dhe me prokuroritë që i kanë në ndjekje”, u përgjigj Veliu.

Por skandali nuk ndalet me kaq. Shumë drejtues të policisë nuk kanë arritur të marrin certifikatat e sigurisë. Kjo do të thotë se për Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar ata nuk mund të kenë akses në dokumente sekrete. Bëhet fjalë për 46 persona që nuk janë pajisur me certifikatë.

“Pajisja me certifikata sigurie gjatë vitit 2022 ka kaluar në proces transformues se është bërë përcaktimi i fashës se cilat nivele duhet të pajisen me certifikata sigurie dhe numër që duhet të pajisen me këtë certifikatë është gati 10 për qind i numrit total. Dhe të gjithë punonjësit e Policisë, Gardës apo dhe të Agjencisë a të Policisë në momentin që humbasin certifikatën duhet të largohen automatikisht pavarësisht nivelit. Na informon ne dhe ne i drejtohemi policisë për t’i larguar nga ajo detyrë. Udhëzimi ngarkon ministrin e brendshëm për të marrë arsyet se përse i është hequr certifikata e sigurisë. Për një vit kujtdo që i hiqet certifikata nuk ka të drejtë për ta ankimuar apo diskutuar”,- theksoi Veliu.

Por efektivët janë zhytur dhe në kultivim kanabis. Veliu pranoi se janë kallëzuar në prokurori 23 policë.