Situata në Durrës alarmante, 30 fëmijë të një çerdhe me covid-19

315
Sigal

62 persona me Covid-19 ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa 9 pacientë janë të shtruar në Reanimacion.

Ndërkohë situata në këtë qytet është akoma më shqetësuese pasi 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe në zonën e Spitallës në Durrës, raportohet se janë të infektuar me Covid.

Po ashtu numri i mësuesve si edhe ai nxënësve të prekur nga koronavirusi, në këtë qytet është në rritje.

Mediat raportojnë se nga ana e familjarëve është ngritur shqetësimi për mungesë të stafit brenda spitalit.

Ndërkohë pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë spital janë të moshuar të cilët kanë edhe sëmundje shëruese, duke rritur edhe më tepër kërkesën për personel.