“Ilaçet”, Gjykata lë në burg Pjerin Xhuvanin dhe administratorin e farmacisë Lundër

592
Gjykata e Tiranës lë në burg Pjerin Xhuvanin, Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Hysni Rocin, administrator i Farmacisë, Lundër.
Ndërkaq gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për tre punonjës të Fondit dhe detyrim paraqitje për katër drejtues farmacish, të përfshirë në skandalin e mashtrimit përmes rimbursimit të barnave.
Xhuvani dhe Roci, konsiderohen si persona kryesore të skemës mashtruese nëpërmjet faturave fiktive të ilaçeve, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milionë lekësh.
Sipas prokurorisë farcamitë duhet të furnizoheshin nëse kanë jo më pak se 60% te barnave të listës alternative të parë por kjo nuk ka ndodhur pasi nga verifikimi ka rezultuar se në gjendje këto farmaci kanë pasur 60 % të barnave.
Po kështu sipas prokurorisë Pjerin Xhuvani Drejtori Rajonal i Fondit Tirane ka lidhur kontratën me katër farmacitë objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt.
Po kështu nga marrja në pyetje e mjekëve që figuronin të kenë lëshuar recetat për pacientët të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë per periudhën kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015 rezulton se ato nuk i kanë lëshuar këto receta.
Personat e perfshire ne skemen e mashtrimit
1. Pjerin Xhuvani, Drejtori Rajonal i Fondit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Tirane
2.E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
3.K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
4.H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër
5.M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
6.N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
7.A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë
8.A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.
9. Frida Lamçe, ekonomiste
Sigal