Si po ruhen të plagosurit në Spitalin e Durrësit

521
Sigal

Prokurori Arjan Ndoja ishte objektivi i një atentati mafioz të ndodhur pasditen e sotme pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës.

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, shoferi i tij dhe një person i tretë i regjistruar në spital me emrin Pullumb Muhametaj, por i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, u sulmuan me breshëri plumbash në autostradën Durrës-Tiranë.

Prokurori, me dy plumba në trup, ndodhet në Reanimacionin e Spitalit të Durrësit, jashtë rezikut për jetën, ndërsa personi tjetër i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sa i përket shoferit të prokurorit, Andi Maloku, 30 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Prej disa orësh, si Spitali i Durrësit ashtu edhe ai i Traumës në kryeqytet, janë nën masa të rrepta sigurie, me punonjës policie dhe FNSH-je që ruajnë perimetrin e sigurisë.

Madje, siç shihet edhe në foton e mëposhtme, të publikuar nga Birn Albania, edhe në ambjentet e brendshme të spitalit të qytetit bregdetar, kja prezencë të shtuar policie.