Shqiptarët largohen nga bankat, bien depozitat

584
Depozitat kanë pësuar uljen më të madhe për vitin 2018. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një muaj më parë depozitat janë ulur me 11.2 miliardë lekë. Rënie të depozitave ka pasur si në lekë po ashtu edhe në euro. Nisma për de-euroizimin duket se ka ndikuar në uljen e ndjeshme të depozitave në euro një tendencë kjo që ka nisur që prej fillimit të këtij viti. Ndërsa në lek ulja e depozitave shpjegohet me interesat e ulëta të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Nisma e Bankës së Shqipërisë për de-euroizimin duket se ka dhënë efektet e para edhe në nivelin e depozitave në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë marsit depozitat në total janë ulur me 11.2 miliardë lekë duke arritur në nivelin më të ulët për këtë vit. Stoku arriti në 983 miliardë lekë, nga 995 miliardë lekë që ishte gjatë muajit shkuar. Depozitat në valutë rënë me rreth 4,3 mld lekë në të njëjtën periudhë. Sipas të dhënave të BSH konstatohet se depozitat në lekë janë ulur me 6.7 miliardë lekë ndërsa pritet që të vijoj një tendencë e tillë pasi normat e interesit do vazhdojnë të qëndrojnë të ulëta edhe gjysmën e dytë të vitit. Ky efekt lidhet kryesisht me interesa të ulëta që ka vendosur BSH e për të stimuluar investimin e parave dhe jo ngrirjen e tyre. Por po ashtu të rrisë interesimin për të marrë kredi me qëllim biznesi. BSH raporton ndër të tjera se niveli i depozitave ka rënë ndjeshëm krahasuar me marsin e 2017. Sipas Bankës së Shqipërisë nga dhënat rezulton se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë stoku i depozitave është tkurrur me 14,8 miliardë lekë.
Sigal