Bosi i huaj në arrati e kërkim, Haka dhe kolegia e saj, drejtore juridike në ministrinë e jashtme e të mbrojtjes

980
Sigal

(Vijon nga numri i djeshëm)

Ndër akuzat, qëndron edhe fakti që qiramarrësi administrator i Shoqërisë “Unimed Shipmanagement Services LTD”, gjatë aktivitetit kishte  bërë dhe ndërrimin e flamurit Shqiptar të anijes, me flamurin e Sierra Leones, duke paraqitur letra me bazë ligjore shqiptare false dhe me vendime portuale e doganore shqiptare të falsifikuara. Mbështetur në dosjen e mbushur me falsifikime, Gjykata e Faktit Tiranë, me vendimin Nr.1822, datë 22.12.2008 e dënoi bosin e shoqërisë “Unimed Shipmanagement Services LTD”, Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) me 12 vite burg dhe me 400 mijë lekë për falsifikim dokumentesh bankare e juridike. Në momentin që u zhvillua gjyqi, bosi i huaj i mbathi nga Shqipëria me pasaportë si lushnjar diaspore me emrin “Kozi Bani”, që kthehej në ishujt Maldive, pasaportë e cila thuhet se është me ndërhyrjen e një deputeti demokrat të Lushnjës. Në mungesë të tij, juristet e punësuara prej bosit, zonjat Etleva Haka e Y. L. e braktisën bosin, duke e lënë vetëm (në gjykim mungesë) e njëherazi, ndërkohë që në zyrën e tij, pas arratisjes së tij, ishte zhdukur krejt dokumentacionin kompromentues që kishte në zyrë, për të mos rënë në dorë të drejtësisë. Ndërkohë që bosi i Hakës e koleges së sajë figuron ende në njoftimin e Interpol Tirana, në listën e personave më të kërkuar, me numër rendor 741. Por, siç thuhet nga burimet që na servirën këtë “merimangë krimi ekonomik”, pas kërcënimesh të bosit të huaj në arrati “për bashkëpunim me drejtësinë shqiptare”, duket se Hakaj, prej një viti e futur edhe në politikë, si kandidate për deputete e LSI (Nr. 13, në listën e Qarkut Fier në zgjedhjet e vitit 2009), nuk e braktisën në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Me “aftësinë” si politikane e tashmë edhe drejtore e drejtorisë Juridike në Ministrinë e Jashtme, totalisht në “ilegalitet”, ajo arriti të kthente lirinë bosit të saj greko-australian me Vendimin Nr. 620, datë 23. 07. 2010, duke prishur Vendimin Nr.1822, datë 22.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), vendim që u kundërshtua me rekurs nga Prokuroria e Apelit Tiranë, për prishjen e vendimit Nr. 620, datë 23. 07.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi, të Vendimit Nr.1822, datë 22. 12. 2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ka mjaftuar ky rekurs, që arritja e zonjës Haka të përmbyset nga Gjykata e Lartë, duke lënë në fuqi vendimin me 12 vjet burg, 400 mijë lekë gjobë dhe shpallje në kërkim ndërkombëtar, për bosin e saj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos). Po bëjmë vetëm dy përcaktime: Vendimi i Gjykatës së Lartë është me Nr. 53201-01133-00-2010 të Regj. Themeltar, me Nr. 00-2013-882 të Vendimit (39), datë 06. 02. 2013, me trup gjykues të kryesuar nga Gani Dizdari, ndërkohë që bosi i huaj mbrohej në këtë gjyq nga avokati Koli Bele, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë “Gjiknuri” dhe anëtar i këshillit Mbikqyrës në KESH, i cili kërkoi rrzimin e padisë ndaj bosit të Etleva Hakës, me detyrë Drejtore Jurdike në Ministrinë e Jashtme dhe koleges së sajë, Drejtore Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes. Episodin e sotëm, lidhur me veprimtarinë “juridike” në aktivitet private e shtetërore të Drejtores Juridike të Ministrisë së Jashtëme Etleva Haka, po e mbyllim me këtë fakt, të lexuar në seancën e Gykatës së Lartë, të datës 06. 02. 2013, prej trupës gjykuese dhe cituar në kapitullin “C” (Arsyetimi gjyqësor i vendimit të ankimuar), pika 13, ku thuhet: – “Nëpërmjet letër porosisë (dëshmisë postare), administratori i Shoqërisë: “Unimed Shipmanagement Services LTD”, i akuzuari Nicholas Leolopulos, shpjegon se ndërrimi i flamurit të anijes ”SHKODRA-2, AC-33-Albania”, u bë në momentin  që anija ishte e bllokuar në portin e Ravenës Itali dhe për të kryer këtë ndryshim, komunikuar me punonjëset e shoqërisë Etleva Haka e Y. L., të cilat e kishin asistuar këtë procedurë me dokumentacionin e duhur ligjor”.

Ja pyetjet e ‘Telegraf’

për Etleva Hakën

 “Telegraf” i drejton këto pyetje, drejtores juridike të Ministrisë së Jashtëme Etleva Haka

1. Si janë sajuar dhe si kanë përfunduar 85 prokurime (tendera), që kanë marrë viston juridike të drejtores Haka

2. Çfarë urdhrash, “shpik” drejtorja Haka, për të vonuar dhe bllokuar prej 2 vjetësh auditin e brendshëm në ministrinë e Jashtme dhe në ambasada

  1.  Kush e zhduku nga posta e Ministrisë së Jashtme, “notën e protestës” dërguar nga Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, nga Drejtorja e Zyrës së Punëve të Jashtme të Universitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës, Yuan Li dhe nga Zv/Drejtorja e Drejtorisë së Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës, Chen Bo, lidhur me vizitën e drejtore Etleva Hakës në Pekin, si kryetare e një ekipi “diplomatësh” të rinj shqiptarë, që shkuan 20 ditë për trajnim diplomatik në Pekin

4. Cilat janë shpenzimet reale, të bëra nga zyra juridike dhe nga shërbimet e tjera diplomatike shqiptare brenda e jashtë vendit, që kanë konsulencën juridike të drejtores Hak

5. A ka qenë ndonjë “klandestinë” i rekomanduar, ose në përbërje të delegacioneve të drejtuara nga drejtorja Haka, që ka shkuar si ‘diplomate” në vendet perëndimore me viza të pa liberalizuara.

  1.  A kanë pasaporta shërbimi e diplomatike, njerëz të afërt të drejtores Haka

7. Sa prej “fisit e shoqërisë” së drejtores Haka, janë punësuar në shërbimin diplomatik në ministri, konsullata e ambasada

8. Çfarë dosjesh antiligjore financiare e administrative, ka firmosur drejtorja Haka me porosi të ish-ministrit të Jashtëm Haxhinasto e të ministrit Bushati?

9. A ka përgatitur drejtorja Haka me urdhër të ministrit Bushati, dosjen e re të devijimit të lumit Vjosa dhe a po përgatit në ilegalitet së bashku me ambasadorin shqiptar në OKB Ferit Hoxha, dosjen e re të paktit detar me Greqinë?