Shqiptarët drejt Europës, mosha e punës më e interesuar për të ikur

120
Sigal

Në javët e dedikuara të Europës dhe krijimit të Aleancës Europiane mes shteteve të kontinentit, qytetarët vazhdojne ta duan BE-në, por nuk besojnë tek afrimi i shpejtë me të. Që nga viti 2005, sipas të dhënave të OKB-së, nga Shqipëria janë larguar afro gjysmë milioni njerëz.

Pandemia bllokoi kufijt, por sërish dëshira për t’u larguar mbetet e madhe. Kryesisht janë grupmoshat studentore dhe post studentore që kërkojnë të arsimohen e punësohen në një vend të BE-së. Kjo kategori zë dhe përqindjen më të lartë.

Mosha aktive e punës, 29-45 vjeç, po ashtu zë një përqindje të konsiderueshme të largimeve. Referuar kjo shifër edhe si pjesë e kërkesave të vendeve të BE për forcë punëtore.